Trajneri aktual i Francës, Didier Deschamps, është kandidati më serioz për postin e trajnerit te Real Madrid.

Ai pritet ta lërë postin aktual pas përfundimit të Kupës së Botës, duke mbyllur kështu mandatin e tij 14-vjeçar.

Sipas “RMC Sport”, ai është në listën më të ngushtë për stolin e klubit mbretëror.

Te Real Madridi ka pakënaqësi për shkak të krizës së rezultateve dhe ekziston mundësia që klubi të mos fitojë trofe në fund të sezonit.

Trajneri aktual ose zgjidhja e përkohshme, Álvaro Arbeloa, nuk i ka përmbushur pritshmëritë e drejtuesve të klubit.