
Një hajdut dje paradite i ka këputur me forcë një varëse nga qafa një gruaje nga Shkupi, njoftoi policia. Incidenti ka ndodhur në një stacion autobusi në qendër të Shkupit.
Më 10.04.2026 në ora 20:30 në SPB Shkup, S.M. nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 10:30, në një stacion autobusi në zonën e Qendrës në Shkup, një person me përdorim të forcës fizike ia ka marrë stolitë që ajo mbante. Po merren masa për zbardhjen e rastit, thonë nga policia.
