Myrto Uzuni po kalon një moment fantastik tek Austin në MLS, duke lënë gjurmë që në javët e para të sezonit përtej Atlantikut.

Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në ndeshjen e fundjavës kundër LA Galaxy, skuadër ku aktivizohet ylli Marco Reus.

Uzuni realizoi një gol të shkëlqyer në minutën e 85-të të takimit, duke gjetur rrjetën në hyrje të zonës dhe duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit rival.

Skuadra e tij humbi 2-1, po Uzuni tregoi se ende ka për të dhënë nga vetja.

The post Skuadra e tij humb, por Uzuni shënon gol fantastik në MLS appeared first on Telesport.