Pas ditëve të ngrohta dhe me diell, vendi pritet të përballet me një ndryshim të dukshëm të motit javën që vjen. Sipas parashikimeve nga Enti Hidrometeorlogjik, nga 13 deri më 19 prill priten reshje shiu në të gjithë vendin, të cilat në disa zona do të jenë më intensive dhe të shoqëruara me bubullima. Po ashtu, në fillim të javës parashikohet erë e përforcuar nga drejtimi juglindor.

Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me reshje të përkohshme, mundësi për bubullima dhe erëra më të fuqishme, sidomos të hënën dhe të martën. Megjithatë, sinoptikët bëjnë të ditur se temperaturat do të mbeten pranverore, duke lëvizur nga 16 deri në 22 gradë Celsius gjatë ditës, ndërsa mëngjeset do të jenë mbi zero. Autoritetet këshillojnë qytetarët të jenë të përgatitur për ndryshimet e motit, ndërsa rekomandohet kujdes i shtuar në lëvizje gjatë reshjeve dhe erërave të forta. /Alsat.mk

The post Pas ditëve të ngrohta dhe me diell, vendi pritet të përballet me një ndryshim të dukshëm të motit javën që vjen appeared first on Alsat.