-Krishti u ringjall!
-Me të vërtetë u ringjall!
Besimtarët ortodoksë festojnë festën më të madhe të krishterë Pashkët – Ringjalljen e Krishtit.
“Ringjallja e Krishtit është themeli i besimit tonë, sepse në të gjejmë Zotin e gjallë. Është forca e shpresës sonë, sepse na zbulon se vdekja nuk është fundi, por kalim në jetën tek Zoti”, tha H.T. Stefani – kryepeshkop i Kishës Ortodokse .
Ringjallja u kumtua në mesnatë në të gjitha kishat, ndërsa sot u mbajt liturgjia e ringjalljes.
Festa shoqërohet me vezën e kuqe, bukën e ëmbël, flakën e shenjtë dhe mishin e qengjit.
Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj.
– Kjo është festa më e madhe e të krishterëve. Krishti e dha jetën e tij për ne!
– Të kenë shëndet e jetë, bashkim, paqe në vend – kjo është më e rëndësishmja!
– Paqe dhe racionalitet.
– Paqe, dashuri dhe gjithçka që mund të përqafohet dhe të duhet, kështu Zoti do të na ndihmojë.
Edhe krerët e shtetit dhe shumë funksionarë e zyrtarë të tjerë uruan qytetarët për festën.
Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova, shkroi se në kohë trazirash të mëdha shoqërore, sprovash të rënda dhe sfidash të forta morale, duhet të qëndrojmë të palëkundur në virtyte, të bashkuar rreth vlerave të humanizmit, solidaritetit dhe respektit të ndërsjellë.
Në urimin e tij drejtuar besimtarëve, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi tha se Pashkët janë festë që sjellin mesazhe shprese, ripërtëritje shpirtërore dhe forcim të besimit në mirësinë, humanitetin dhe bashkimin.
Kryeministri Hristjan Mickoski shkroi se Pashkët nuk janë vetëm festë e besimit, por edhe simbol i shpresës, ripërtëritjes dhe fitores së jetës mbi sprovat.
Kryetari i LSDM-së opozitare, Venko Filipçe tha se Pashkët japin shpresë dhe forcë për fillime të reja dhe një shoqëri më të mirë.
