Deputetja britanike Alicia Kearns komentoi lajmin se Bashkimi Europian po përgatitet ta shkurtojë deri në 1.5 miliardë euro financim për Serbinë për shkak të shqetësimeve mbi demokracinë.
Brussels is finally waking up to the slow death of media freedom and the rule of law in Serbia.
Actions have consequences, and defending press freedom must be non-negotiable on Europe’s doorstep let alone for any future membership.https://t.co/ZThs6x9RP9
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) April 12, 2026
“Brukseli më në fund po zgjohet ndaj vdekjes së ngadaltë të lirisë së medias dhe sundimit të ligjit në Serbi”, shkroi ajo në një postim në X.
“Veprimet kanë pasoja, dhe mbrojtja e lirisë së shtypit duhet të jetë e panegociueshme në pragun e Europës, e lëre më për çdo anëtarësim të ardhshëm”, shtoi Kearns.
