Temperatura më e ultë mëngjesin e sotëm është regjistruar në Mavrovë, ku janë matur vetëm 3°C. Temperatura të ulëta janë regjistruar edhe në Kodër të Diellit(4°C), Kriva Pallankë (5°C), Berovë (6°C), si dhe Lazaropole dhe Krushevë (7°C), përcjell TV21.

Shkup-Petrovec, Kavadar, Ohër, Kumanovë, Prilep, Vinicë dhe Strumicë janë matur rreth 8–9°C, ndërsa në Pretor, Tetovë dhe Manastir rreth 10°C. Më të ngrohta kanë qenë Velesi, Shkupi (Zaçev Rid) dhe Gjevgjelia me rreth 11°C, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Kodër të Diellit ka ka edhe mbulesë bore prej 25 cm.

Sipas parashikimit, dita do të jetë me diell dhe vranësira të lehta

, ndërsa do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga juglindja, veçanërisht përgjatë Vardarit, me shpejtësi mbi 60 km/h. Temperatura maksimale do të arrijë nga 15 deri në 21°C.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira të lehta, me erë mesatare deri të fortë nga juglindja, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 20°C.