Gazetar: Suad Bajrami

Rrëzimi i Viktor Orbanit nuk pritet të ketë ndonjë tronditje të madhe në relacionet e Hungarisë me vendet e Ballkanit, duke e pasur parasysh se kryeministri në ardhje Peter Magjar vjen nga e njëjta linjë ideologjike. Sipas Andreja Stojkovskit, hungarezët e rrëzuan Orbanin për shkaqe materiale, jo për vlera.

“Vendimi i qytetarëve të Hungarisë ishte më shumë e motivuar për shkak nevojave materiale se sa të vlerave. Ajo nuk do të krijojë trysni ndaj Peter Magjarit për ridefinim drastik të marrëdhënieve mes këtyre shteteve. Kështu që nuk do të ketë tronditje serioze politike nga ai ndryshim sa i përket linjës ideologjike. Në lidhje me bashkëpunimin ekonomik gjithashtu nuk shoh ndonjë mundësi serioze për ndonjë tronditje të madhe pasi që bashkëpunimi ekonomik ka logjikë”, deklaroi Andrea Stojkovski, Instituti Prespa.

Në aspektin e ndikimit në pushteti në Maqedonisë së Veriut, sipas Stojkovskit nuk pritet të ketë tronditje të mëdha politike, edhe nëse kryeministri në ardhje vendos ta ekstradojë Gruevskin në Shkup.

“Ajo që mund të ndodh si pasojë e ndryshimit të pushtetit në Hungari është, nëse e marrim për analogji një deklaratë të para disa ditëve të Peter Magjar se nëse i fiton zgjedhjet, ditën e parë pas marrjes së pushtetit do ta ekstradojë ish ministrin e Drejtësisë i cili është i arratisur nga drejtësia në Poloni, dhe atë ta marrim për rastin tonë atëherë mund të pritet se do ta ekstradojë Nikolla Gruevksin. E tani, ekstradimi i Nikolla Gruevskit mund të bëjë ndonjë tronditje të vogël, por nuk pres që ajo të jetë tronditje aq e madhe që VMRO-DPMNE ta humb pushtetin”, theksoi Andrea Stojkovski, Instituti Prespa.

Rënien e Orbanit e kanë përshëndetur thuajse të gjithë liderët e vendeve të BE-së, duke i bërë thirrje kryeministrit në ardhje që ta largon vendin nga vlerat pro Ruse dhe ta orienton atë drejtë BE-së./Alsat.mk.

The post Hungaria / Stojkovski: Nuk do të ketë ndikim në Maqedoni appeared first on Alsat.