Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell.
Sipas informacioneve nga Administrata Hidrometeorologjike, sot dhe nesër do të fryjë erëra mesatare deri të forta veriore dhe do të ketë shira lokalë me kushte për bubullima të rralla. Nga e marta moti do të jetë përsëri i paqëndrueshëm me shira dhe bubullima.
Temperatura sot do të sillet nga 7 deri në 25 gradë Celsius në të gjithë vendin. Në Shkup, nga 12 deri në 24 gradë Celsius.
The post Diell, vranësira dhe erë mesatare, shi në disa vende pasdite appeared first on Alsat.
