Duke qenë se Alvaro Arbeloa do të largohet në fund të këtij sezoni, drejtuesit e Real Madridit kanë nisur që tani nga puna për të gjetur trajnerin e ri.

Disa nga emrat që janë përmendur shumë kohët e fundit janë Jurgen Klopp, Mauricio Pochettino dhe Jose Mourinho, për të cilin do të ishte një rikthim në Madrid.

Pavarësisht se emrat e mësipërm janë të tre kandidatura me peshë, “Defensa Central” zbulon se dëshira e presidentit të “Los Blancos”, Florentino Perez, është dikush tjetër. Perez po punon për rikthimin për herë të tretë në krye të ekipit të Zinedine Zidane. Francezi nuk ka pranuar të drejtojë asnjë ekip që nga largimi nga Real Madrid në vitin 2021. Dëshira e tij është të drejtojë kombëtaren e Francës, gjë që duket se do të behet realitet pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, kur do të largohet trajneri aktual i “Gjelave”, Didier Deschamps.

Në anën tjetër, edhe pse e di dëshirën e madhe të Zidane për të drejtuar Francën, Perez nuk është dorëzuar dhe po punon për rikthimin e francezit në Madrid. Perez është gati ta bëjë atë një nga trajnerët më të paguar në botë dhe t’i lërë dorë të lirë në merkato dhe vendimet e tjera të rëndësishme.

The post As Klopp, as Pochettino dhe as Mourinho. Perez ëndërron dikë tjetër për stolin e Madridit appeared first on Telesport.