Kryeministri Mickoski u takua sot me ambasadorët e Bashkimit Europian për të diskutuar mbi përparimin dhe hapat e ardhshëm në zbatimin e axhendës së reformave.
Ai ka theksuar se axhenda e reformave nuk është më vetëm plan në letër, por po jep rezultate konkrete dhe të matshme.
Mickoski tha se në periudhën e kaluar është përshpejtuar zbatimi në të gjitha fushat kryesore, disa hapa janë realizuar plotësisht, ndërsa të tjerë po avancojnë më shpejt se sa ishte planifikuar.
Kryeministri ka nënvizuar se këto reforma janë pjesë e një transformimi më të gjerë që e afron ekonominë e vendit me Tregun e Vetëm të BE-së, forcon institucionet sipas standardeve europiane dhe sjell rezultate konkrete për qytetarët dhe bizneset.
Mickoski konfirmoi se vendi mbetet plotësisht i angazhuar me Bashkimin Europian — politikisht, ekonomikisht dhe strategjikisht.
