Më datë 20.04.2026, rreth orës 14:00, para një ndërtese banimi në lagjen “Blloku 70”, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar personin R.Gj.(56) nga Tetova. Ai është kapur para ndërtesës duke prishur rendin dhe qetësinë publike dhe duke u sjellë në mënyrë agresive ndaj banorëve. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas kryerjes së alkooltestit është konstatuar se kishte 3.16 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.
