Duke qenë se po afrohemi drejt fundit të sezonit, përveç titullit kampion dhe trofeve të tjerë, një garë me rëndësi të veçantë është edhe ajo për golashënsuesin më të mirë të këtij sezoni.
Nëse deri para pak javësh kishim një gare të fortë në podium mes Harry Kane, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, tani situata ka ndryshuar. Anglezi i Bayern është shkëputur ndjeshëm nga të tjerët dhe me 99.99% “Këpuca e Artë” për këtë sezon do t’i takojë atij.
Garë e vërtetë do të jetë për dy evdnet e tjera të podiumit, ku të gjitha sulmuesit janë ende në lojë. Pjesa e garës është edhe Vedat Muriqi, i cili aktualisht renditet në vendin e tetë me 21 gola të shënuar.
Golashënuesit më të mirë në Europë:
1) Harry Kane (32 vjeç / Bayern Munich / Angli) – 32 gola në 27 ndeshje (2,112 minuta)
2) Luis Suárez (28 vjeç / Sporting Lisbon / Kolumbi) – 24 gola në 27 ndeshje (2,306 minuta)
3) Kylian Mbappé (27 vjeç / Real Madrid / Francë) – 23 gola në 26 ndeshje (2,234 minuta)
4) Ayase Ueda (27 vjeç / Feyenoord / Japoni) – 23 gola në 28 ndeshje (2,268 minuta)
5) Erling Haaland (25 vjeç / Manchester City / Norvegji) – 23 gola në 31 ndeshje (2,599 minuta)
6) Paul Onuachu (31 vjeç / Trabzonspor / Nigeri) – 22 gola në 26 ndeshje (2,242 minuta)
7) Vangelis Pavlidis (27 vjeç) i vjetër / Benfica / Greqi) – 21 gola në 30 ndeshje (2,475 minuta)
8) Vedat Muriqi (31 vjeç / Real Mallorca / Kosovë) – 21 gola në 30 ndeshje (2,507 minuta)
9) Igor Thiago (24 vjeç / Brentford / Brazil) – 21 gola në 33 ndeshje (2,837 minuta)
10) Yanis Begraoui (24 vjeç / Estoril / Marok) – 19 gola në 29 ndeshje (2,286 minuta)
The post Vendi i parë është i pakapshëm. Lista me golashënuesit më të mirë të këtij sezoni në Europë. Muriqi renditet i teti appeared first on Telesport.
