Irani ende nuk ka vendosur nëse do të dërgojë një delegacion në Islamabad për bisedime me SHBA-në, i tha BBC-së një zëdhënës i ministrisë së Jashtme iranianë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar të martën për CNBC se “pret të bombardojë” nëse nuk arrihet përparim në bisedimet e paqes me Iranin.
Trumpi e ka bërë këtë deklaratë teksa mediat amerikane raportuan se zëvendëspresidenti JD Vance do të udhëtonte për në Pakistan të martën.
Trumpi i ka thënë po ashtu CNBC-së se nuk dëshiron të zgjasë armëpushimin, i cili do të skadojë të mërkurën.
