Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se brenda 24 orëve janë arrestuar katër persona për dhunë në familje. Arrestimet vijnë pas 11 denoncimeve të paraqitura në Polici, të cilët theksojnë zbardhje të rastit.

Në Tetovë u arrestua 32 vjeçari V.A. pasi u denoncua nga gruaja se është kërcënuar në tentimin për dëbim nga shtëpia. Po në Tetovë, u arrestua për dhunë në familje edhe 44 vjeçari B.O. nga Tetova, te i cili është konstatuar edhe sasi e alkoolit në gjak. Për shkak sulmit fizik ndaj vëllait, në Ohër u arrestua 44 vjeçari I.R., ndërsa në Kavadari u arrestua 40 vjeçari i cili e kishte sulmuar bashkëshorten, me të cilën ishte në procedurë shkurorëzimi.

“Në SPB Velesit, një grua 77-vjeçare nga Negotina denoncoi se djali i saj 52-vjeçar, i cili kishte probleme shëndetësore, ishte sjellë në mënyrë agresive dhe i kishte bërë kërcënime, si dhe kishte dëmtuar një send në shtëpi. Ai u dërgua në institucion shëndetësor dhe u njoftua prokurori publik”, thanë nga MPB.

Policia raportoi edhe për raste të tjera: ish-bashkëshorti 42 vjeçar M.M. e sulmoi në Pehçevë bashkëshorten dhe vajzën; në Tetovë ishte sulmuar 33 vjeçarja nga bashkëshorti E.C.; një 30 vjeçare ishte sulmuar nga ish-vjehrri në hapësirat e tregut në Strugë; 27 vjeçarja e kishte raportuar ish-bashkëshortin i cili përmes telefonit kishte kërcënuar; 24 vjeçarja e raportoi bashkëshortin 21 vjeçar nga Shuto Orizarja për sulm fizik,

“Më 21.04.2026 në orën 04:00 në SPB Shkup, një grua 28-vjeçare nga Shkupi ka njoftuar se më 17.04.2026 në Dibër, ku po qëndronte me partnerin e saj të tanishëm jashtëmartesor, pasi kishte dalë nga një objekt hotelieri, ishte futur me forcë në një automjet pasagjerësh nga ish-partneri i saj I.V., të cilin e drejtonte një person tjetër, pas çka kanë shkuar në shtëpinë e një të afërmi të I.V. në një fshat të Shkupit. Sipas denoncimit, ajo është mbajtur atje me forcë deri më 20.04.2026, ndërsa ish-partneri i saj ka kryer akt të dhunshëm seksual dhe e keqtrajtuar fizikisht”, shtuan nga MPB, duke theksuar se viktima më pas kishte ikur duke e denoncuar rastin në Polici./Alsat.mk.

The post Brenda 24 orëve arrestohen katër persona për dhunë në familje, pas 11 denoncimeve në Polici appeared first on Alsat.