Peshëngritësja shqiptare Enklileda Carja ka mbyllur aventurën e saj në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për të rritur, turne që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë. Në peshën 69kg, ajo u klasifikua në vendin e katërt në stilin e shkëputjes, me 103kg, pa mundur dot të kapë podiumin.
Në këtë stil, Carja realizoi me sukses dy provat e para, duke ngritur fillimisht 100kg e më pas 103kg. Në provën e tretë, ajo synon 105kg, por pa sukses. Gjithsesi, vendi i katërt duke garuar nga Bateria B (dominoi në Baterinë e saj) është një rezultat mjaft pozitiv.
Në stilin e shtytjes përsëritet i njëjti skenar. Carja realizon me sukses dy privat e para, duke ngritur 121kg dhe 123kg. Në provën e tretë, shtangisjta kuqezi tenton 125kg, pa sukses. Në këtë stil, shtangistja kuqezi klasifikohet në vendin e shtatë.
Kështu, me 226kg në total në dy garësh, Enkileda Carja u klasifikua gjithashtu në vendin e shtatë në peshën 69kg. Pavarësisht se nuk u ngjit në podium, Carja vendosi dy rekorde europiane për të reja, duke konfirmuar talentin e saj në rritje.

The post Enklileda Carja renditet në vendin e katërt në Europianin e shtangës në stilin e shkëputjes appeared first on Telesport.
