Zëvendës koordinatorja e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska, pret nga qeveria e re që pritet të formohet në Bullgari të dërgojnë garanca për Maqedoninë se nuk do të ketë më kërkesa të reja në rrugën e inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Shprehet se pikërisht Radev ka qenë dhe është negociuesi më i vështirë për Maqedoninë.

“Deri tani ishte i vështirë. Radev ndoshta ishte një nga krijuesit e propozimit bullgar por ne e dimë një gjë se nuk do t’i ndryshojmë qëndrimet tona se nëse nuk marrim garanca të forta ose nëse pala bullgare me kryeministrin e ri fillon të sillet në mënyrë evropiane dhe si shenjë e parë fillon ti zbatojë 14 vendimet e sjella në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut, ndoshta mund të shohim ndonjë dritë në këtë errësirë që kohë të gjatë e kemi nga fqinji lindor. Ne kemi treguar se çfarë garancish kërkojmë, do të thoja se nuk kërkojmë më tepër se sa kërkon Bullgaria. Kërkojmë garanca nga Bullgaria e pas të cilave do të qëndrojë edhe Këshilli Evropian. Pa garanca të tilla nuk e marrim hapin e parë”, tha Stojanovska./Alsat.mk

The post Stojanovska: Radev negociues i vështirë, pa garanca nuk ka ndryshime Kushtetuese appeared first on Alsat.