Trabzonspor është gjysmëfinalisti i tretë për Kupën e Turqisë, pasi eliminoi Samsunspor nga pika e bardhë e penalltisë. Rezultati i kohës së rregullt u mbyll në barazim pa gola.
Shifrat nuk ndryshuan as në shtesë, ndaj ekipet iu drejtuan “ruletës ruse”. Protagonisti kryesor ishte Andre Onana me 3 penallti të pritura, për Trabzonspor u treguan të saktë Onuachu, Nëakaeme dhe Ernest Muçi, i cili shënoi penalltinë e fitores, duke vulosur fitoren 1-3.
Muçi u aktivizua në minutën e 72-të, pasi ende nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i fundit që pësoi kur ishte i grumbulluar me Shqipërinë.
Dy ekipet e tjera gjysmëfinale përveç Trabzonspor janë Konyapor që eliminoi Fenerbahce dhe Genclerbirligi që eliminoi Galatasaray-in. Bileta e fundit po diskutohet aktualisht mes Besiktas dhe Alanyaspor. Besiktas po udhëheq 2-0.
The post Muçi shënon penalltinë vendimtare, Trabzonspor shkon në gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë appeared first on Telesport.
