Fati i keq goditi Lamine Yamal dhe dëmtimi në bicepsin femoral të këmbës së majtë do ta lërë jashtë fushe, duke humbur 6 ndeshjet e mbetura të La Liga-s. Sulmuesi i ri i Barcelonës, që do të mbushë 19 vjeç një ditë para gjysmëfinaleve të Kupës së Botës, kishte mbërritur në fazën vendimtare të sezonit në formë të shkëlqyer.

Edhe pse Barça u eliminua në Kupën e Mbretit dhe në çerekfinalet e Champions League, ai ka treguar paraqitje të jashtëzakonshme. Statistikat e tij janë të rralla për moshën, si dikur ato të Raúl González te Real Madridi. Së fundmi, Yamal u bë lojtari më i ri që arrin 100 ndeshje në elitën spanjolle: 18 vjeç e 272 ditë, kundrejt 19 vjeç e 284 ditë të Raúl më 1997.

Me penalltinë ndaj Espanyol arriti në 29 gola në La Liga para moshës 19-vjeçare, duke kaluar rekordin e Raúl (28). Megjithatë, dëmtimi ndaj Celta Vigo i mohon një tjetër rekord; më shumë gola në një sezon nga një lojtar 18 vjeç ose më pak. Ai e mbyll sezonin me 16 gola, i dyti në renditje, ndërsa rekordi i Raúl (19 gola në sezonin 1995-96) mbetet në fuqi.

The post Dëmtimi i mohon Yamalit të thyejë edhe një rekord tjetër të Raúl González appeared first on Telesport.