Gazetar: Miki Trajkovski
“Kjo është tribuna e stadiumit të qytetit në Ohër, për të cilën është akuzuar ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamet Sejdini. Ai sot mori edhe masën e paraburgimit 30-ditor. Aktivitetet ndërtimore kanë filluar në tetor 2025.”
Afati për përfundimin e ndërtimit është qershor 2027. Firma që tani po e ndërton tribunën, ka lidhur kontratë me FFM-në në tetor të vitit të kaluar, pasi Këshilli Drejtues i FFM-së në gusht të vitit të kaluar mori vendim për anulimin e kontratës për ndërtimin e tribunave, për shkak të parregullsive serioze dhe mosrespektimit të detyrimeve kontraktuale nga ana e realizuesve të punimeve. Menjëherë u mor vendim për nisjen e procedurës për zgjedhjen e realizuesit të ri. Nga Ndërmarrja Publike “Burimet e Biljanës” nuk deshën të komentojnë asgjë lidhur me këtë rast, pasi tribuna ende nuk është përfunduar dhe nuk u është dorëzuar në menaxhim. Qytetarët thonë se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë.
“Një punonjës sportiv të bëjë veprim të tillë të pamenduar, për mua është e papranueshme. Çdo veprim i pandershëm do të dalë në pah”, tha një qytetar.
“Gabime nuk duhet të ketë. Duhet të jetë siç duhet, por sa më shumë stadiume aq më mirë. Ajo që ndërtohet duhet të jetë sipas standardeve, dhe nëse ka diçka të gabuar, atëherë duhet të ketë përgjegjësi”, thotë një qytetar.
“Kam dëgjuar, por nuk kuptova çfarë dhe si. Nuk është e lejueshme kjo, por nuk duhet të bëhet kështu. Duhet të punohet siç duhet”, u shpreh tha një qytetar tjetër
Sejdini dyshohet se nga muaji nëntor deri më dhjetor 2024 ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme rreth 660 mijë euro për një person juridik nga Shkupi. Sipas Prokurorisë, me mbështetje financiare nga UEFA, i dyshuari ka nisur procedurën për ndërtimin e tribunës në stadiumin “Burimet e Biljanës” në Ohër dhe ka propozuar hapjen e procedurës për përzgjedhjen e kompanisë.
Nga tre kompani është zgjedhur oferta më e favorshme në vlerë rreth 3.3 milionë euro pa TVSH.
“Edhe pse realizuesi nuk e kishte kërkuar këtë, dhe as në kërkesën për oferta nuk ishte parashikuar si mundësi, i dyshuari, në kundërshtim me vendimin e Këshillit Drejtues, ka vendosur kusht shtesë në kontratën e lidhur me kompaninë e përzgjedhur, me të cilin është parashikuar pagesë paradhënie prej 20% të vlerës totale të kontratës para fillimit të punimeve dhe pa asnjë veprim paraprak nga realizuesi. Nuk është parashikuar asnjë garanci ligjore për mjetet e paguara si paradhënie. Ai e ka nënshkruar kontratën dhe më 17.12.2024, me urdhër të tij, mjetet në vlerë rreth 660 mijë euro janë transferuar si paradhënie te personi juridik”, thanë nga PTHP.
– I dyshuari, në kundërshtim me vendimin e Këshillit Drejtues ka dhënë paradhënie prej 20% të vlerës totale të kontratës
– Paratë janë dhënë para fillimit të punimeve nga realizuesi
– Paratë janë dhënë pa garanci ligjore
Nga Komuna e Ohrit thonë se roli i tyre ka qenë brenda kompetencave ligjore, duke vepruar vetëm sipas kërkesës për leje ndërtimi. Komuna për këtë projekt ka lëshuar vetëm një leje ndërtimi më 21.11.2024. Stadiumi në Ohër u bë me tribunë të re edhe në vitin 2021, por të gjitha hapësirat përcjellëse, nga zhveshtoret deri te tualetet dhe dushet, tani janë në gjendje katastrofale. Në ambiente ka lagështi, muret po rrënohen dhe gjatë reshjeve më të mëdha ato mbushen me ujë, edhe pse disa herë janë riparuar. /Alsat.mk.
The post 30 ditë paraburgim për ish kreun e FFM-së Muhamed Sejdini appeared first on Alsat.
