Ivan Rakitic, ish-mesfushori i Kroacisë dhe finalist i Botërorit 2018, foli për futbollin italian dhe modern: “Jam i shqetësuar që Italia ka humbur Botërorin për herë të tretë. Më vjen keq për Gattuson, është një mik i madh dhe person i jashtëzakonshëm. Shpresoj ta ndihmojë futbollin italian. Federata duhet të gjejë zgjidhje shpejt, sepse Italia duhet të rikthehet si më parë”.

Për mungesën e trofeve italianë në Champions League: “Është shqetësuese që vetëm një skuadër italiane e ka fituar në 15 vitet e fundit. Numrat tregojnë shumë”. Ai foli edhe për talentet: “Në Spanjë të rinjtë luajnë menjëherë nëse janë gati. Në Itali duhet më shumë guxim dhe ndryshim rregullash. Duhet kohë dhe durim”.

Për VAR: “Nuk më pëlqen. Futbolli ka emocione dhe gabime, që janë pjesë e lojës. VAR i ka hequr emocionet”. Për Botërorin 2026: “Shpresoj ta fitojë një nga të mëdhatë, por edhe Kroacia”. Për Champions League: “Favorit për mua është PSG”.

 

 

The post Rakitic: Më vjen keq për Gattuson dhe Italinë. VAR nuk më pëlqen, i heq emocionet appeared first on Telesport.