Giorgio Barone, ish-kuzhinieri personal i Cristiano Ronaldos, ka zbuluar se sekreti i dietës së yllit të Al-Nassr është përjashtimi i qumështit, të cilin ai e quan “antinatyror”. Sipas tij, “njerëzit janë të vetmit që vazhdojnë të pinë qumësht deri në 30, 40, 50 apo 60 vjeç dhe kjo është gabim”. CR7, me mbi 671 milionë ndjekës në Instagram, ka theksuar: “Jetëgjatësia dhe performanca nuk janë rastësi. Ndërtohen përmes rikuperimit ditor. Nuk është sekret, është rutinë”.

Cristiano Ronaldo comparte el secreto de su "longevidad" para ser, biológicamente, 11 años más joven

Dieta e tij përfshin 6 vakte të vogla proteinike në ditë: avokado, peshk i freskët, mish pule, sallata, quinoa dhe fruta. Nuk konsumon sheqer, bukë, makarona apo miell. Në mëngjes ha avokado, vezë dhe kafe pa sheqer; në drekë pulë ose peshk me perime; në darkë ushqim të lehtë me peshk ose mish. Barone mbështet për konsum edhe të brendshme si mëlçia, zemra dhe truri, të pasura me hekur. Përqindja e yndyrës trupore e CR7 është vetëm 7%.

El exchef de Cristiano destapa la dieta milagrosa de CR7 y la bebida "antinatural" que tiene vetada

Barone u shpreh saktësisht: “Ronaldo nuk pi  qumësht… Njerëzit janë të vetmet gjallesa që pinë qumësht nga kafshë të tjera. Asnjë kafshë tjetër nuk pi qumësht pas tre muajsh. Viçat nuk pinë qumësht pas tre muajsh. Kafshët nuk pinë qumësht nga kafshë të tjera.

Për mëngjes, CR7 ha avokado me kafe pa sheqer, vezë. Absolutisht fare sheqer. Për drekë zakonisht ha pulë, peshk dhe gjithmonë perime. Nëse i duhen karbohidrate, i merr nga perimet, ndaj nuk ka nevojë për ushqime me miell. Nuk përdor fare makarona, bukë apo ushqime të tjera të tilla. Në darkë ha lehtë, zakonisht peshk ose mish fileto, gjithmonë me perime.

Cristiano Ronaldo descubre que, biológicamente, es 11 más joven: "Jugará a fútbol 10 años más"

Personalisht jam dakord me dietën e Erling Haaland, që përfshin ngrënien e organeve të brendshme. Mëlçia, zemra dhe truri janë ushqime shumë të shëndetshme. Janë superushqime. Edhe Cristiano e pëlqente mëlçinë. Mua më pëlqen shumë. Është e pasur me hekur dhe e rëndësishme në dietë, ndaj i miratoj organet e brendshme, por jo qumështin”.

The post Kuzhinieri i njohur zbulon pijen “antinatyrore” të ndaluar dhe dietën e CR7 për të qenë biologjikisht 11 vite më i ri appeared first on Telesport.