Profesoresha e Fakultetit për Turizëm dhe Logjistikë Biznesi në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, Tatjana Boshkov, në emisionin “Biznes 21” në TV21 deklaroi se nuk pret që lufta në Lindjen e Mesme të ketë pasoja në turizmin vendas.

“Ne nuk mund ta mohojmë që konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në tregti, në transport dhe në turizëm. Më gëzon fakti, duke dëgjuar bashkëbiseduesit e mi, që turizmi nuk do të ndalet. Kjo krizë që po ndodh do të sjellë një ridrejtim të udhëtarëve drejt destinacioneve të tjera, jo drejt Lindjes së Mesme. Mund të themi se vlera e vetë turistit ka ndryshuar. Gjithashtu duhet ta shfrytëzojmë këtë krizë për promovimin e vendit dhe t’i nxisim turistët e huaj të vijnë tek ne”, deklaroi Boshkov.