Futbollistët e Manchester City kaluan shumë më vështirë se sa pritej në finalen e FA Cup të Anglisë, pasi sonte në gjysmëfinalen e zhvilluar në “Wembley” në Londër mposhtën ekipin e kategorisë së dytë Southampton me rezultatin 2–1.

Manchester City është tani një hap larg trofeut të tetë në FA Cup, me të cilin do të barazohej me Liverpool, Chelsea dhe Tottenham në listën historike të fituesve.

Doku në minutën e 82-të dhe Nico në minutën e 87-të shënuan golat për City-n, pasi Southampton kishte kaluar në epërsi në minutën e 79-të me golin e Azaz.

Kundërshtari i Manchester City-t në finale do të jetë fituesi i gjysmëfinales së dytë të nesërme mes Chelsea dhe Leeds.