Me formën e treguar te Lyon, ku ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 8 asiste në 15 ndeshje, Endrick ka tërhequr vëmendjen e diaa klubeve të mëdha. “CaughtOffside” zbulon se një nga ekipet më të interesuara për transferimin e mundshëm të sulmuesit brazilian ëhstë klubi i Arsenalit.
“Topçinjtë” e vlerësojnë shumë sulmuesin brazilian dhe janë të bindur për nivelin e tij. Sipas raportimit në fjalë, Arsenal do të kërkojë në verë blerjen direkte të Endrick.
Megjithatë, duket e vështirë që Real Madrid të heq dorë prej Endrick. Madrilenët kanë besim të plotë te braziliani dhe me siguri që ai do të jetë protagonist sezonin e ardhshëm, pavarësisht se kush do të jetë trajneri i ri i Real Madridit.
The post Arsenal kërkon lojtarin e Realit që po shkëlqen në huazim. Madrilenët nuk presin për trajnerin e ri, vendosin që tani appeared first on Telesport.
