Milan po përgatit një riorganizim në sulmin e tij verën e ardhshme dhe duhet të sigurojë të paktën një sulmues të nivelit të lartë. Shumë emra janë në garë, përfshirë Gonçalo Ramos.

Sulmuesi portugez është aktualisht nën kontratë me PSG deri në vitin 2028, por po largohet nga Parisi në kërkim të sfidave të reja. Ai ka një pagë prej afërsisht 3 milionë eurosh neto në sezon. Këtë sezon, ai ka shënuar 12 gola në 41 paraqitje në të gjitha garat.

Një tjetër emër është Alejandro Grimaldo, një sulmues anësor te Bayer Leverkusen dhe ekipin kombëtar spanjoll. Ai foli për thashethemet e interesit të kuqezinjve për të: “Jam i lumtur në Leverkusen, por një mijë gjëra ndodhin gjithmonë në verë. Në futboll gjithçka ndryshon shumë shpejt”.

“Nuk më mungon asgjë te Bayer, klubi beson tek unë. Megjithatë, Milan është një nga klubet më të mëdha në Itali, me një stadium, një bazë tifozësh dhe një ekip të pabesueshëm. Por jam vërtet i lumtur në Gjermani. Do ta shohim”, tha Grimaldo.

Ne lojtarët duam të luajmë për klubet më të mira në botë dhe Milan është një ekip historik. Po flasim për një klub që gjithmonë lufton për të fituar. Në sytë e mi, Milan është një klub tërheqës“, deklaroi Alejandro Grimaldo.

The post Milan synon yllin e PSG për sulmin, anësori i Leverkusen “shkel syrin”: Kuqezinjtë një klub i madh appeared first on Telesport.