Një vajzë e mitur nga Gostivari dyshohet se ka qenë viktimë e një rasti të rëndë përdhunimi dhe shantazhi, ndërsa autoritetet kanë arrestuar një 29 vjeçar, të dyshuar për ngjarjen. Sipas denoncimit në polici të bërë nga babai i vajzës së mitur, disa muaj më parë, në zonën e Gostivarit, vajza është ndaluar nga një person i panjohur i cili lëvizte me një automjet me ngjyrë të zezë. I dyshuari, sipas raportimit, kishte përdorur forcë fizike për të kryer përdhunim ndaj vajzës së mitur, duke e kërcënuar më pas atë dhe familjen e saj që të mos e denonconin rastin. Rasti është bërë edhe më shqetësues pasi më 22 prill 2026, në rrjetet sociale janë publikuar fotografi dhe video eksplicite të vajzës së mitur.

The post Ngjarje e rëndë në Gostivar: Abuzim ndaj të miturës dhe publikim i materialeve, arrestohet 29-vjeçari appeared first on Alsat.