Gazetare: Suna Ismaili Rexhepi

Mundësia që hetimi për 27 prillin të rihapet ekziston vetëm nëse paraqiten prova të reja që nuk janë shqyrtuar më parë  nga organet kompetente. Juristi Ibraim Bajrami vlerson që kjo është rruga e vetme për rigjykim të rasteve me vendime të plotëfuqishme.

“Në aktgjykimet e plotfuqishme dhe të përfunduara, fillimisht sipas ligjeve ne fuqi Ligjit të Procedurës Penale, mundë të ndodhë që përsëritet procedura penale në qoftë se mbrojtja ose te akuzuarit, tani më të dënuarit, ofrojnë prova të reja, të cilat nuk ka qenë të mundura që të sigurohen  gjate procedures paraprake. Në qoftë se  ka prova të tilla dhe ndiqet kjo rrugë e vetme e ligjshme mundë të ndodhë”, deklaroi Ibraim Bajrami, Avokat.

Sipas avkokatit Bajrami, zakonisht rigjykimet janë vështirë të arritshme.

“Është shumë e vështirë të gjinden provat të tilla që ka qenë e pamundur që të jenë të sigurura gjatë procedurës së mëhershme, dhe vlera provuese e atyre provave duhet të jetë e asaj natyre që të ndikojë në gjendjen faktike kurse gjendja faktike të ketë implikim në kualifikimin juridik”, theksoi

27 prilli i vitit 2017 njihet si dita e dhunës në Kuvend. Vepra mbi të cilën janë gjykuar të përfshirët është  “cenim terrorist i rendit Kushtetues” kurse një pjesë e mirë e tyre u amnistuan.  Një ditë më parë pati përplasje politike mes partive kryesore në vend VMRO dhe LSDM për drejtësinë pas rastit. Nëntë vjet më vonë, asnjëra nga palët politike nuk është e kënaqur me gjykimin. Kryeminstri Hristijan Mickovski e cilësoi ngjarjen si “rast  të montuar” dhe jo si akt terrorist. Në ndërkohë LSDM-ja e kujton 27 prillin si ngjarje të rëndë dhe kriminale me qëllim destabilizimin e vendit./Alsat.mk.

The post “27 Prilli” / Bajrami: Rigjykim, vetëm me prova të reja appeared first on Alsat.