Përplasje brenda Xhamia Yahya Pasha në Shkup, jep dorëheqje imami Qëndrim Jashari
Shkup – Zhvillime të fundit janë shënuar në Xhamia Yahya Pasha, ku imami i kësaj xhamie, Qëndrim Jashari, ka njoftuar largimin e tij nga detyra.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Jashari bëri të ditur se nuk do të jetë më pjesë e këtij institucioni fetar, pa dhënë detaje të shumta rreth arsyeve të vendimit të tij.
Megjithatë, sipas burimeve jozyrtare, largimi i tij vjen pas përplasjeve të brendshme ndërmjet disa grupacioneve që veprojnë dhe ligjërojnë në këtë xhami. Të njëjtat burime theksojnë se mosmarrëveshjet mes palëve kanë qenë të vazhdueshme dhe kanë ndikuar në klimën e punës, duke çuar përfundimisht në tërheqjen e imamit.
Deri në këto momente, nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet përkatëse lidhur me këtë çështje, ndërsa pritet që ditët në vijim të sjellin më shumë qartësi rreth zhvillimeve dhe situatës së krijuar në këtë objekt fetar.
Fakti Ditor do të vazhdojë të ndjekë nga afër këtë çështje dhe do të informojë publikun për çdo zhvillim të ri.