Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu bëri të ditur shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Haxhiu falënderoi deputetët dhe tha se zgjedhjet e reja do të shpallen sipas afateve të parapara, transmeton TV21.
Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës erdhi si pasojë e përpjekjeve për zgjedhjen e presidentit të shtetit.
Kujtojmë se në senacën e sontme të Kuvendit, deputetët e partive opozitare nuk ishin të pranishëm në seancë me çka nuk u sigurua kuorum për zgjedhjen e presidentit./TV21
