Çmimet për 48 ekipet pjesëmarrëse në Kupën e Botës 2026 po rriten. Komiteti ekzekutiv i FIFA, i mbledhur në Vankuver në përgatitje për kongresin e nesërm, mori vendimin. Rritja prej 15% lidhet me rritjen e të ardhurave komerciale nga turneu, i cili fillon më 11 qershor në Amerikë, Kanada dhe Meksikë.
Shuma totale e premios është rritur nga 727 milionë dollarë, të vendosura dhjetorin e kaluar në 871 milionë dollar, tashmë dyfishi i asaj që është dhënë të Katar 2022. Çdo ekip do të marrë një kontribut minimal prej 2.5 milionë dollarësh për përgatitje dhe 10 milionë dollarë vetëm për pjesëmarrjen në fazën e grupeve.
Pjesa tjetër e çmimit do të shpërndahet bazuar në progresin e ekipeve. Ekipi kampion i botës do të marrë 50 milionë dollarë. Ndërkohë, kartonat e verdhë të marrë në fund të fazës së grupeve dhe pas çerekfinaleve do të humbasin të drejtën. FIFA i ka hapur rrugën ekipit kombëtar të refugjatëve afganë për të marrë pjesë në garat e saj ndërkombëtare.
The post FIFA rrit sërish të ardhurat për skuadrat pjesëmarrëse në Botëror, premio shkon sa dyfishi i Katar 2022 appeared first on Telesport.
