Nasser Al-Khelaifi shprehu fjalë besimi dhe vizioni për trajnerin Luis Enrique, gjatë eventit “The Forum”, ku presidenti i Paris Saint-Germain bëri një vlerësim të së tashmes dhe të ardhmes së klubit.
“Suksesi ynë më i madh është të kemi Luis Enrique dhe Luis Campos. Ata kanë gjithçka që duhet për të pasur sukses dhe po bëjnë një punë fantastike. Jo vetëm në aspektin e rezultateve, por edhe në aspektin e filozofisë dhe cilësive të tyre njerëzore. Ata besojnë në projekt dhe ne jemi të bashkuar“, tha presidenti i PSG.
Ai gjithashtu shprehu respekt të madh për trajnerin: “Ai është një nga njerëzit më pozitivë që njoh. Edhe në kohë të vështira, ai frymëzon motivim. Në futboll, humbet, por rritesh çdo ditë. Ky është mentaliteti i tij.”
“Nuk do të ndryshoja asgjë. Mëson edhe nga gabimet e tua. Unë jam pranë lojtarëve, veçanërisht kur humbasin; atëherë prania ime është vërtet e nevojshme“, deklaroi Al Khelaifi, që flet për objektivat: midis ligës dhe Champions League.
“PSG dëshiron të vazhdojë të rritet. Arritja në gjysmëfinale për tre vjet rresht është një shenjë e qartë, por udhëtimi nuk ka mbaruar. Fitorja kundër Bayern Munich përfaqëson një provë të re për t’u afruar më shumë me një qëllim tjetër”, tha Khelaifi.
The post Al Khelaifi vlerëson Luis Enrique: Ai është forca e madhe e PSG, askush nuk është më pozitiv se ai appeared first on Telesport.
