Jorge Valdano ndërhyn në debatin mbi të ardhmen e pankinës së Real Madridit, duke ofruar një analizë të qartë dhe në disa aspekte, kundër rrymës mbi pasardhësit e mundshëm të Alvaro Arbeloa. Mes emrave të përmendur javët e fundit; nga José Mourinho te Jürgen Klopp, deri te Didier Deschamps dhe Lionel Scaloni,– Valdano shpreh disa rezerva.

Për rikthimin e “Special One” është i prerë: “Mourinho është tashmë një faqe e mbyllur në historinë e klubit, nuk besoj se mund të rikthehet”. Më e detajuar analiza për Klopp: “Është një trajner që ka nevojë për kohë për të ndërtuar skuadrat e tij. Te Real Madridi koha nuk ekziston: duhen rezultate të menjëhershme”.

Po aq i drejtpërdrejtë për Scaloni: “Askush nuk i vë në diskutim cilësitë e tij, por nuk ka eksperiencë në klube. Të mendosh që Real Madridi të jetë aventura e tij e parë në këtë nivel është e rrezikshme”.

Prej këtu, propozimi për Mauricio Pochettino: “Ka qenë pranë Real Madridit edhe më parë. Kur ndodh disa herë, do të thotë se profili i tij vlerësohet shumë”. Në fund, një kandidaturë bindëse: “Deschamps është kampion bote dhe njeh mirë lojtarë si Tchouaméni, Camavinga dhe Mbappé. Ka treguar se di të menaxhojë grupe me ego dhe emra të mëdhenj”.

The post Valdano sponsorizon dy emra për trajnerë të Real Madridit: Mou është kapitull i mbyllur, Klopp ka nevojë për kohë appeared first on Telesport.