Andoni Iraola, Marco Silva dhe Xabi Alonso janë 3 trajnerët kandidatë për të drejtuar Chelsea sezonin e ardhshëm. Duket se klubi ka ngushtuar listën e gjatë të kandidatëve në këto tri emra, që konsiderohen si më të përshtatshëm.
Skuadra është për momentin pa një trajner pas shkarkimit të Liam Rosenior disa ditë më parë. Klubi ka vendosur të mos afrojë asnjë emër në këtë periudhë të mbetur të sezonit, duke ia besuar skuadrën zv.trajnerit Calum McFarlane.
Për momentin skuadra londineze nuk po nxitohet, port ë paktën ka ngushtuar listën e kandidatëve në këto tri emra, që konsiderohen edhe me përvojë në Premier League. I preferuar duket se mbetet Andoni Iraola, që drejton Bournemouth.
Chelsea dëshiron dikë me përvojë në Premier League ose dikë me një rekord të provuar në një nivel të lartë. Iraola ka thënë se po largohet nga Bournemouth këtë verë, Alonso është pa punë dhe kontrata e Silva me Fulham skadon pas dy muajsh.
The post Ja tri kandidatët e mundshëm për stolin e Chelsea, një spanjoll i preferuari i klubit londinez appeared first on Telesport.
