Gara për presidencën e FIFA-s në vitin 2027 ka nisur zyrtarisht dhe duket tashmë e orientuar. Gianni Infantino, aktualisht në krye që nga viti 2016, po përgatitet të kandidojë për një mandat të katërt dhe mund të mbështetet në një përkrahje shumë të forte, atë të Konfederatës Afrikane (CAF).
Gjatë Kongresit në Vancouver, 54 federatat e lidhura me CAF shpallën një vendim unanim: do të mbështesin rizgjedhjen e drejtuesit italo-zviceran. “Shoqatat anëtare të CAF kanë vendosur njëzëri të mbështesin rizgjedhjen e Gianni Infantinos në presidencën e FIFA-s për periudhën 2027-2031”, – thuhet në komunikatën zyrtare.
Një mbështetje me peshë të madhe, bëhet fjalë për rreth një të katërtën e elektoratit total (rreth 210 vota), një bllok që e çon Infantinon drejt një konfirmimi gjithnjë e më të sigurt. Statuti i FIFA-s parashikon maksimalisht tre mandate 4-vjeçare, por Infantino e anashkalon këtë kufi falë mandatit të parë, që zgjati vetëm tri vite (2016-2019) dhe nuk konsiderohet cikël i plotë.
Kongresi zgjedhor do të mbahet në Rabat, Marok, më 2027. Me mbështetjen e Afrikës, rezultati duket i paracaktuar, përveç surprizave të mëdha.
The post Infantino drejt mandatit të 4-t në krye të FIFA-s, mbështetje unanime afrikane për rizgjedhjen appeared first on Telesport.
