Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se sot në zonën qendrore të Shkupit do të vendoset një regjim i veçantë i trafikut për shkak të protestës që, me rastin e 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punës, organizohet nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.
Protesta e 1 Majit pritet të fillojë në orën 11:00 para ndërtesës së Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, ndërsa do të përfundojë para Qeverisë në bulevardin “Ilinden”.
– Protesta është paraparë të nisë para ndërtesës së LSM-së në rrugën “Mirçe Acev” nr. 4, me lëvizje majtas në rrugën “Filip i Dytë i Maqedonisë”, djathtas në rrugën “11 Tetori”, drejt në rrugën “Dimitrie Çupovski”, djathtas në rrugën “Vasil Gllavinov”, drejt në bulevardin “VMRO”, majtas në bulevardin “Ilinden” deri para Qeverisë, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Ministria apelon që qytetarët t’i respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët policorë në rrugët ku do të lëvizin pjesëmarrësit e protestës.
