Me disa titullarë të lënë në stol për të pushuar për sfidën e kthimit në gjysmëfinalet e Champions League ndaj Bayern Munich, PSG nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 ndaj Lorient, në sfidën e luajtur në “Parc des Princes”, e vlefshme për javën e 31-të në Ligue 1.

Ibrahim Mbaye kaloi në avantazh PSG-në që në minutën e 6-të, duke shënuar me kokë, pas një dalje jo të sigurt të portierit kundërshtar. Pablo Pagis barazon shifrat për Lorient në minutën e 23-të, ku sulmuesi gjeti golin me një goditje të lehtë me të majtën, pas një krosimi në zonë. Pjesa e parë mbyllet 1-1.

Zaire-Emery kalon sërish në avantazh PSG-në në minutën e 61-të, mesfushori shënoi me një goditje nga distanca, ku topi përfundoi në rrjetë, falë edhe devijimit nga kundërshtari. Aiyegun Tosin barazoi shifrat 2-2 për Lorient, në minutën e 78-të.

Pas këtij barazimi, PSG mbetet sërish në krye me 70 pikë. Lorient mbetet në vendin e 9-të me 42 pikë.

The post Me gjysmën e titullarëve pushim, PSG nuk fiton dot ndaj Lorient. 4 gola të shënuar në “Parc des Princes” appeared first on Telesport.