Arsenal është duke fituar 3-0 ndaj Fulham, në derbin londinez që po luhet në “Emirates” dhe është i vlefshëm për javën e 35-të në Premier League.

“Topçinjtë” gjetën avantazhin që në minutën e 9-të, ku pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Bukayo Saka ishte Viktor Gyokeres, i cili shtyu topin në rrjetë.

Në minutën e 31-të, Riccardo Calafiori shënoi me kokë, pas krosimit të Leandro Trossard, por goli i italianit u anullua për pozicion jashtë loje, pas ndërhyrjes së VAR.

Në minutën e 40-të, Saka shënon golin e dytë për Arsenalin, pas asistit të Gyokeres dhe devijimit të mbrojtësit kundërshtar, topi përfundon në rrjetë.  Në minutat shtesë, Gyokeres shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Arsenalin, pas krosimit të Torrsard, suedezi shënoi me kokë. Ky është goli i 21-të për suedezin në këtë sezon të tijin të parë në Londër, në të gjitha kompeticionet e këtij sezoni.

SHIKOGOLAT

The post Nuk ka vend për gabime, Arsenal me spektakël në derbin londinez dhe e mbyll pjesën e parë në avantazh të trefishtë (video) appeared first on Telesport.