Nga Sektori për Punë të Brendshme në Ohër njoftojnë se dje në një banesë në Ohër është gjetur i vdekur P.S. (76) nga Reseni.

“Më 01.05.2026, në ora 17:50, në SPB Ohër është raportuar se në një banesë në Ohër është gjetur i vdekur P.S. (76) nga Reseni”, informojnë nga SPB Ohër.

Gjatë kryerjes së ekspertizës, mjeku nga Ndihma e Shpejtë ka konstatuar vdekjen, pa shenja dhune.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

The post Në Ohër gjendet i vdekur një burrë në banesë appeared first on Alsat.