Piloti italian Kimi Antonelli siguroi “pole position” në pistën e Miami, ku mbrëmjen e së dielës do të zhvillohet gara e radhës së Formula 1. Kryesuesi i botërorit dha kohën 1’27”798, duke qenë më i shpejti në pistë.

Ai do të ndajë vijën e parë të startit me holandezin Max Verstappen, i dyti me Red Bull, rezultari më i mirë deri më tani këtë sezon për 4 herë kampionin e botës. Ai arriti të lërë pas Charles Leclerc me Ferrari, i treti.

Monegasku i “kokëkuqes” do të ketë në krah, në vijën e dytë të nisjes, britanikun e McLaren, Lando Norris (i katërti). Mjaft interesante edhe vija e tretë e startit, me dy pilotë britanikë: George Russell (i pesti me Mercedes) dhe Lewis Hamilton (i gjashti me Ferrari).

Në vendin e shtatë u klasifikua Oscar Piastri me makinën tjetër McLaren, ndërkohë që në “top-10” janë edhe Franco Colapinto, Isack Hadjar dhe Pierre Gasly. Gara të dielën ka një paqartësi në lidhje me kushtet atmosferike, pasi priten reshje shiu.

The post Antonelli shkëlqen në Majemi, kryesuesi i botërorit siguron “pole position” me Mercedes appeared first on Telesport.