Barcelona ka marrë fitoren e 10-të rresht në La Liga, duke fituar në Pamplona në transfertën ndaj Osasunës me shifrat 1-2. Një ndeshje disi e mërzitshme deri në minutën e 80-të, pasi në 10 minutat e fundit të kohës së rregullt u shënuan plot 3 gola.

Sfida u zhbllokua në minutën e 81-të, ku pas një krosimi të Marcus Rashford, ishte Robert Lewandowski i cili dërgoi me kokë topin në rrjetë. Në minutën e 86-të, ishte Ferran Torres që dyfishoi shifrat pas asistit të Fermin Lopez.

Vendasit nuk u dorëzian dhe në minutën e 89-të gjetën golin me Raul Garcia, i cili shënoi me kokë pas një krosimi në zonë. Ndeshja mbyllet 1-2 për Barcelonën, e cila kryeson renditjen me 88 pikë. Në rast se Real Madrid nuk fiton nesër ndaj Espanyol, Barcelona shpallet zyrtarisht kampione që nesër në mbremje. Në rast se Real Madrid fiton në transfertën ndaj Espanyol, festa e Barcelonës mund të vijë javën e ardhshme, në “Camp Nou”, në “El Clasico-n” e fundit për këtë sezon.

SHIKOGOLAT

The post Osasuna është viktima e radhës, Barcelona merr fitoren e 10-të rresht dhe titulli mund të festohet që nesër ose në “El Clasico” (video) appeared first on Telesport.