Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 34-t në kampionatin “Abissnet Superiore”.

Skema e përzgjedhur është 1-4-3-3, me emra që kanë bërë diferencën për skuadrat e tyre.

Në portë është vendosur Roberts Ozols i Bylisit.

Mbrojtja përbëhet nga Jurgen Vrapi (Vora), Dime Dimov (Bylis), Diar Halili (Tirana) dhe Usni Ismaili (Dinamo City), të gjithë protagonistë në sukseset e skuadrave respektive.

Në repartin e mesfushës janë përzgjedhur Bernard Karrica (Vora), Denis Pjeshka (Flamurtari) dhe Taofeek Malomo (Dinamo City).

Sulmi përbëhet nga Erald Maksuti (Flamurtari), Walisson (Bylis) dhe Rimal Haxhiu (Tirana), që u shfaqën vendimtarë në fazën ofensive.

Trajneri më i mirë i javës është shpallur Mirel Josa, pas fitores së rëndësishme të Bylisit në transfertë dhe paraqitjes së ekipit të tij.

The post FSHF zgjedh formacionin më të mirë të javës në kampionatin shqiptar appeared first on Telesport.