Ky park lojërash ndodhet në rrugën “Goce Dellçev” në Kërçovë. Gjithçka e shkatërruar dhe jo funksionale!
Mbeturina gjithandej, barë i pa pastruar – ngjan në një vend të braktisur e jo ne një park ku duhet të lozin fëmijët.
“Këto pamje që sapo patë janë në qytetin e Kërçovës, ky është një park fëmijësh në një lagje të qytetit të Kërçovës, si ky park ish kryetari i Komunës së Kërçovës ndërtoi disa, gjendja e parkut është siç e patë gjithçka është shkatërruar janë hequr edhe dërrasat e luhatëseve edhe dërrasat e ulëseve, ndërkaq janë prishur edhe kontejnerët për mbeturina dhe gjitha mbeturinat shihen në tokë, është grisur edhe rrjeti mbrojtjes I cili është për mbrojtjen e fëmijëve që të mos dalin në rrugë. Se kush duhet ta mirëmbajë këtë park si duhet ta mirëmbaj, ndjekim kronikën në vazhdim” – Salije Sadiku-Pinjolli, gazetare TV21.
Ky park dhe shumë të tjerë u ndërtuan nga ish-kryetari i Komunës së Kërçovës, por mirëmbajtja e parqeve çdo herë ka mbetur e pa definuar.
Kërkuam qëndrim nga Ndërmarrja Komunale se kush duhet të kujdeset për hapësirën, por nga atje nuk kemi asnjë përgjigje.
Andaj duke ju referuar ligjit për vetëqeverisje lokale kujtojmë se Kompetencat për ketë i ka komuna, pasi në mesin e veprimtarive komunale që duhet të kryej, theksohet edhe mirëmbajtja dhe shfrytëzimi i parqeve, gjelbërimit, park-pyjeve dhe sipërfaqeve rekreative.
Afër parkut ndodhet edhe Lumi Sushica i cili kalon përmes qytetit, e pikërisht në këtë pjesë është i stërmbushur me mbeturina dhe papastërti.
