Pjesë të qytetit të Tetovës nesër (5 maj 2026) do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara, përcjell tetova1
Sipas njoftimeve, nga ora 09:00 deri në 14:00 pa rrymë do të jenë objektet në një pjesë të qytetit, në afërsi të rrugës 121, prapa Byrosë për Punësim.
Në periudhën nga ora 09:00 deri në 14:30, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë edhe në rrugën “Jashtë Vardarit”, në objektet e vendosura prapa fabrikës “Teteks”.
Gjithashtu, nga ora 09:00 deri në 14:00 pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e fshatit Orashë, konkretisht në hyrje të fshatit.
Po në të njëjtin interval kohor, nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërprerje do të ketë edhe në një pjesë të fshatit Xhepçishtë, në afërsi të qumështores.
Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve që t’i përshtatin aktivitetet e tyre sipas ndërprerjeve të paralajmëruara./tetova1.mk
