Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, në Click Plus në TV21 foli edhe për ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Ademi tha se është ligj i Karakamishevës. Tutje shtoi se ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat nuk përmban kuota etnike.
“Ligjin e kemi analizuar në BDI. Ky ligj është i Tanja Karakamishevës. Ky ligj nuk përmban kuota etnike, mekanizëm i cili e përcjell përfaqësimin e drejtë siç ishte balancuesi nuk ka”, tha Arbër Ademi nga BDI.
