Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se dezinsektimi ajror i zonës së Qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave, do të kryhet më 07.05.2026 (e enjte), në orët e hershme të mëngjesit.
“Nëse kushtet e motit nuk lejojnë dezinfektimin, ai do të kryhet të nesërmen, kur kushtet e motit të jenë të favorshme, në të njëjtën kohë”, njoftoi Qyteti i Shkupit.
Bletarët këshillohen që të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët në kohën e duhur, njoftoi Qyteti i Shkupit./Alsat.mk.
The post Të enjten do të kryhet dezinsektim ajror kundër mushkonjave në Shkup appeared first on Alsat.
