Gjiganti i hendbollit të Maqedonisë, KH Vardar 1961, sonte është para një momenti të ri historik – fitimit të titullit kampion dhe rikthimit në fronin e kampionatit vendor. Në QS “Jane Sandanski” pason një ndeshje me peshë të madhe, duel kundër rivalit të përjetshëm Pelister, në derbin më të madh të henbollit të Maqedonisë.
Si partner dhe mbështetës i fuqishëm i KH Vardar 1961, Videolotaria Kasinos Austria beson në shpirtin fitues të ekipit dhe llogarit në një triumf të ri dhe titull kampioni.
“Kuq e zinjtë” hyjnë në ndeshje me ritëm kampioni dhe pozitë lidere në tabelë me 54 pikë, ndërsa para publikut të vet do të kenë mundësinë të vendosin vulën përfundimtare të sezonit. Vardarit i nevojitet vetëm edhe një pikë për rikthimin zyrtar të titullit në vitrinat e tij.
Duelet mes Vardarit dhe Pelisterit gjithmonë kanë sjellë peshë të veçantë, pasion dhe atmosferë, ndërsa ndeshja sonte sjell motiv shtesë – luftën për kurorën kampione para sallës së mbushur plot “Jane Sandanski”.
Derbi, Vardar 1961 – Pelister, do të fillojë në orën 19:00 në QS “Jane Sandanski”.
The post Vardari pranë vulosjes së titullit – Sonte luhet derbi më i madh i hendbollit në RMV appeared first on Alsat.
