Klodit dhe Elijonës po u shtohen gjithnjë e më shumë aludimet për një lidhje jashtë kamerave të “Big Brother”. Dy ish-banorët kanë rikthyer vëmendjen e ndjekësve, pasi duket se kanë zgjedhur të udhëtojnë bashkë drejt Turqisë.

Në rrjetet sociale, të dy kanë publikuar foto dhe video nga i njëjti fluturim, ndërsa destinacioni që shfaqet në postimet e tyre është Stambolli. Kjo ka bërë që fansat të nisin menjëherë komentet për raportin mes tyre.

Një tjetër moment që mori vëmendje ishte një audio e ndarë nga Elijona, ku dëgjohet zëri i Klodit duke thënë në turqisht: “Merhaba, günaydın!”.

Pa zbuluar drejtpërdrejt se kush e shoqëronte, ajo ka luajtur me ndjekësit duke shkruar: “Po hajde, gjejeni tani me kë jam!”

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për thashethemet që po qarkullojnë, lëvizjet e fundit dhe postimet nga i njëjti udhëtim kanë mjaftuar që rrjeti të shpërthejë me dyshime për një romancë të mundshme mes tyre.

The post Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë romancen e tyre appeared first on Veriu.info.