Kampionati i futbollit të vajzave mbyll këtë javë fazën e rregullt të sezonit 2025/2026. Ndeshjet e javës së 18-të do të luhen të ndara në tre ditë, të premten, të shtunën dhe të hënën.

Java e fundit nis të premten me sfidën mes Kinostudios dhe Teutës, që do të luhet në QKS Kamëz në ora 16:30. Të shtunën janë programuar dy takime të tjera, ku spikat përballja mes Vllaznisë dhe Gramshit, në ora 15:00. Ndërkohë, Lushnja do të presë Apoloninë në shtëpi në ora 14:00.

Ndeshja përmbyllëse e sezonit të rregullt do të zhvillohet të hënën, me duelin Partizani – Atletik Klub, në ora 17:00.

Katër skuadrat që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën “Final 4” janë përcaktuar, ndërsa java e fundit mbetet vendimtare për renditjen përfundimtare, që do të përcaktojë edhe ndarjen në vazo për shortin. Ekipet e renditura në vendin e parë dhe të dytë do të pozicionohen në vazon e parë, ndërsa skuadrat e vendit të tretë dhe të katërt në vazon e dytë.

Shorti i fazës “Final 4” do të hidhet më 11 maj në Shtëpia e Futbollit.

Java e 18-të

Kinostudio – Teuta, 8 maj, ora 16:30

Lushnja – Apolonia, 9 maj, ora 14:00

Vllaznia – Gramshi, 9 maj, ora 15:00

Partizani – Atletik Klub, 11 maj, ora 17:00

The post Përcaktohet kalendari për javën e fundit për Abissnet Superiore Femra. “Final Four” është vendosur, por ndarja ende jo appeared first on Telesport.