Pas plot 20 vitesh, Arsenal ka siguruar për herë të dytë në histori finalen e Champions League. Në finalen e parë ndaj Barcelonës, në vitin 2006, londinezët u mundën 2-1 dhe pse kaluan të parët në avantazh. Këtë herë do të ndeshen me PSG-në në Budapest me 30 maj.
Një nga meritorët kryesor për këtë sukses është padyshim trajneri Mikel Arteta. Sipas Fabrizio Romano dhe shumë burimeve të tjera mediatike nga Anglia, drejtuesit e Arsenalit kanë gati “dhuratën” e parë për Artetën, që do të jetë rinovimi i kontratës. Sido që të shkojë fati i finales së Champions League dhe gara për titullin në Premier League, spanjollit dp t’i rinovohet kontrata dhe do të ketë një rritje rroge për të.
Kontrata aktuale e Artetës skadon në qershorin e vitit 2027. Kontrata e re pritet të jetë deri në vitin 2031. Përveç rinovimit të kontratës, “dhurata” tjetër për Artetën do jenë përforcimet në merkato. Arsenal synon të bëjë disa nënshkrime në verë, për të kompletuar akoma edhe më shumë ekipin aktual dhe për të qenë akoma dhe më shumë kompetitiv sezonin e ri.
The post Pas arritjes në finalen e Champions League, Arsenal ka gati “dhuratën” e parë për Artetën appeared first on Telesport.
